Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të japë dorëheqjen sot pas dorëheqjes së mbi 40 ministrave dhe zyrtarëve të qeverisë së tij.

Një ditë më parë, lideri i laburistëve, Keir Starmer e cilësoi hemorragjinë e dorëheqjeve si “arratinë e minjve nga anija që po mbytet”.

“Ishte e njëjta situatë kur u abuzua me paratë e taksapaguesve dhe ishte e njëjta situatë kur ai dhe miqtë e tij festonin gjatë bllokadës. Kushdo që po jep dorëheqjen tani, pasi i mbrojti këto ngjarje, nuk i ka mbetur pikë integriteti. A nuk është ky rasti i minjve që ia mbathin nga anija që mbytet?”, tha Keir Starmer, lider i Partisë Laburiste.