Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se nga data 16-21 Mars, çmimi i naftës do të jetë 203 lekë për litër.

Kjo sjell një ulje të çmimit të naftës me 8 lekë pasi ditën e djeshme, çmimi i naftës sipas vendimit të bordit të administrimit të karburanteve u bë 211 Lekë për litër.

Kjo zbritje e çmimit të naftës në Shqipëri vjen pas uljes edhe në tregjet ndërkombëtare. Çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare po reduktohet ndjeshëm duke arritur kuotën më të ulët të 2 javëve të fundit.