Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se do të rriten kapacitetet, do të dyfishohen testimet, do të rriten me disa herë vaksinat falas kundër gripit për grupet e rrezikuara, pjesë kjo e strategjisë së testimit dhe gjurmimit epidemiologjik për periudhën vjeshtë-dimër.

Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu së bashku me ekspertët e shëndetit publik, kanë prezantuar sot strategjinë e testimit, gjurmimit të rritjes së kapaciteteve laboratorike.

“Po bëjmë çdo përpjekje që kemi në dorë, për tju përgjigjur situatës së pritshme në vjeshtë-dimër. Struktura jonë kombëtare e testimit do të sigurojë që të përballohen kërkesat për testim dhe diagnostikim për qytetarët e dyshuar të prekur nga COVID19. Në kuadër të zgjerimit të mëtejshëm të mbulimit me teste, po punohet që nga Shtatori të realizohet dyfishimi i testimeve”, tha Manastirliu.

Më tej Ministrja shtoi se duke nisur nga muaji i ardhshëm do të rriten me 30% edhe stafet e epidemiologëve dhe ndihmës epidemiologëve në terren. Si dhe do të shtohet flota e dedikuar e Njësive Lëvizëse për hetimin epidemiologjik në terren. Ndër të tjera Manastirliu theksoi se vendo unë ka një tregues të qëndrueshëm në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

“Nëse shohim edhe situatën e dy javëve të fundit, Shqipëria është ndër vendet me numrin më të ulët të rasteve pozitive dhe të fataliteteve në rajon, por këto janë bilance që nuk duhen bërë në mes të luftës. Ajo çka na ka mësuar kjo pandemi është se këto bilance kanë një konstante dhe ajo është përgjigjja e qytetarëve për zbatimin e masave”, tha Ministrja e Shëndetësisë. Duke theksuar se sistemi shëndetësor po përgatitet me një strategji të përcaktuar, që nga parandalimi, testimi, gjurmim e hetimi epidemiologjik e deri të rritja e kapaciteteve spitalore në përgjigje të situatës së pritshme në vjeshtë – dimër, Ministrja kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të frenuar sa më shumë të jetë e mundur, përhapjen e infeksionit.