Arrestohen dy autorët e dyshuar që dogjën makinën top “Volkswagen” dy ditë më parë në Korçë. Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Romeo Basholli dhe Gentjan Çipi.

Njoftimi i policisë:

Korçë/ U dyshua fillimisht si ngjarje aksidentale, zbardhet pas hetimeve të thelluara, djegia e qëllimshme e një automjeti, e ndodhur një ditë më parë.

Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetasit që i vunë zjarrin automjetit në përdorim nga një shtetase.
balkanweb back buttonlogo balkanweb e madhe

Fillimi > -Kronikë
EMRAT/ Djegia e mjetit tip “Volswagen” dy ditë më parë në Korçë, arrestohen dy autorët e dyshuar
25 Prill, 2023 11:14Makine Ne Flake 628×320 628x320Madhësia e tekstit:
Balkanweb app Get it on Google Play

Arrestohen dy autorët e dyshuar që dogjën makinën top “Volkswagen” dy ditë më parë në Korçë. Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Romeo Basholli dhe Gentjan Çipi.

Njoftimi i policisë:

Korçë/ U dyshua fillimisht si ngjarje aksidentale, zbardhet pas hetimeve të thelluara, djegia e qëllimshme e një automjeti, e ndodhur një ditë më parë.

Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetasit që i vunë zjarrin automjetit në përdorim nga një shtetase.

Sekuestrohet një sasi e vogël municioni luftarak, të cilën e posedonte në banesë njëri prej të ndaluarve, veshje dhe një automjet të përdorura në ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 24.04.2023, në lagjen nr. 5, Korçë, ku u dogj një automjet, bënë të mundur identifikimin e 2 autorëve të dyshuar të saj. Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. B., 27 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë dhe G. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë.

Sekuestrohet një sasi e vogël municioni luftarak, të cilën e posedonte në banesë njëri prej të ndaluarve, veshje dhe një automjet të përdorura në ngjarje.

Nga veprimet hetimore dhe nga provat e siguruara rezultoi se këta dy shtetas janë autorë të dyshuar të djegies së automjetit tip “Volkswagen”, në përdorim nga një 28-vjeçare dhe në pronësi të vëllait të saj. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi G. Ç., në muajin dhjetor 2022, e ka kanosur nëpërmjet telefonit këtë shtetase.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. B., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël municioni luftarak. Gjithashtu u sekuestruan veshje dhe një automjet që ka përdorur shtetasi R. B., në këtë ngjarje.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme