Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e News24 në rubrikën “Opinion” ka zbuluar detaje në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit opozitar “BF” në Himarë, Fredi Beleri.

Hoxha u shpreh se gjatë arrestimit të Belerit, këtij të fundit i janë kapur 2 celularë dhe se një nga motivet se pse ai është vizituar nga diplomatët grekë në qeli kanë qenë pikërisht telefonat e tij.

Sipas Hoxhës nëse këto pajisje do kontrollohen do kemi një çështje që ka të bëjë me sigurinë kombëtare, ndërsa i cilësoi përmbajtjet e tyre si “thesare”.

Sakaq, ai tregoi atë që do ndodhë me mandatin e Belerit si kryebashkiak i Himarës, duke thënë se ai nuk e ka bërë betimin dhe mund të ndodhë që Këshilli i Ministrave të kërkojë zgjedhje të reja në këtë bashki.