Dritan Dajti, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve në Durrës, është transportuar mbrëmjen e sotme me urgjencë nga ambientet e burgut drejt spitalit.

Ambulanca me të cilën Dajti u dërgua në spital u shoqërua nga forca të shumta policie, ndërkohë që nuk diihet se si është gjendja e tij shëndetësore.

Kujtojmë se Dritan Dajti ka qenë i infektuar me COVID-19 në muajin shkurt dhe qëndroi disda ditë në Spitalin Infektiv.