Gjatë takimit me socialistët e njësisë nr.5 në Tiranë, kryeministri Edi Rama rrëfeu dhe një histori me deputetin e zonës Pandeli Majko gjatë kohës kur ai kandidonte për kryetar të socialistëve.

Rama tregoi se në Majko nuk e donte si kryetar partie, por kur ishte zgjedhur i kishte kërkuar që të hiqte çorapet e kuqe dhe të martohej. Kërkesa që sipas Ramës u plotësuan.

“Që ditën që u bëra unë kryetar i Partisë Socialiste ishte kundër meje Pandi. Nuk donte. Pandi kandidoi për sekretar i Përgjithshëm, unë për kryetar. Mua më donte, por si kryetar jo. Edhe më pas u bëra unë. U bë dhe Pandi Sekretar i Përgjithshëm dhe takohemi tek selia dhe i them unë tani nuk kemi çfarë të bëjmë do bashkëpunojmë, ndonjëherë të martojnë me zor. Dhe Pandi më tha “Jam gati për bashkëpunim po hiq çorapet e kuqe dhe martohu”. Ia plotësova të dyja çfarë të bëja”, u shpreh Rama.