“Rroftë Kosova!” Kështu e nisi fjalimin e saj para protestuesve Edit Harxhi.

Para qindra të pranishmëve, Harxhi tha se Ballkani i Hapur është një përrallë e shëmtuar që po na serviret si hyrja në Europë por sipas saj nuk është asgjë tjetër veçse përfshirja në ish-Jugosllavi.

“Kanë nxjerrë Kroacinë dhe Slloveninë dhe po mundohen të fusin Shqipërinë, të joshin Kosovën e brishtë që ende nuk ka ulëse në OKB. Më lejoni të pyes Edi Ramën, sa njohje i ka dhënë Kosovës në këto 9 vite? Zero. Ka shëtitur disa herë në Beograd”, tha Harxhi, ndërsa nënvizoi se kombi ynë është në rrezik.

Sipas saj, “rreziku vjen nga Rama, Vuçiç dhe ata që paguajnë ata dhe u kanë vënë mision të djegin Ballkanin”.

Akuzat nuk i kurseu edhe ndaj Lulzim Bashës: “Ku ndodhet sot ish-kryetari i PD Lulzim Basha, gjoja nipi i Pejës? Në katër vite që është diskutuar territori i Kosovës ka bërë vetëm një deklaratë të mjerë”

Në fund dhe një paralajmërim për kryeministri Rama dhe presidentin Vuçiç: “I them Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç, për mua dhe miliona shqiptarë në Ballkan, Kosova është Jerusalemi ynë, Meka jonë”.