Një ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve përcaktoi orarin 20:00-06:00 për kufizimin e lëvizjes por ndërkohë paralajmërohet se nëse numri i rasteve vazhdon të rritet mund të ketë masa të tjera edhe më të ashpra.

Epidemiologia, Rovena Daja duke folur për Euronews Albania thotë se masat që merr çdo vend varen nga situata epidemiologjike por me rendësi është që këto masa të zbatohen. Ajo shprehur shqetësim se një pjesë e njerëzve nuk i marrin seriozisht masat.

Lidhur me mundësinë e përhapjes së varianteve të reja të COVID-19 në Shqipëri, znj. Daja u shprehur thuajse e bindur për praninë e mutacioneve por theksoi se përgjigja zyrtare nga Gjermania pritet brenda pak orësh.

“Mutacione në Shqipëria realisht duhet të kenë ardhur. Fakti që kemi një rritje të lartë të rasteve, ne mendojmë se në të gjithë vendet e tjera janë përhapur variante të reja dhe nuk ka pse Shqipëria të jetë rast përjashtuese. Jemi të bindur se mund të kenë hyrë mutacione si ai i Britanisë dhe Afrikës së Jugut”, tha mjekja.

Aktualisht, laboratorët në vend nuk kanë kapacitet për të identifikuar variantet e reja të COVID-19. Për identifikimin e varianteve të reja pritet që Shqipëria të marrë disa teste të reja që aktualisht po përdoren në Turqi dhe Norvegji, që bëjnë të mundur identifikimin e mutacioneve të COVID-19.

Instituti i Shëndetit Publik në përgjigje të kërkesës së Euronews Albania bën të ditur se pritet përgjigja e rreth 50 mostrave nga laboratori i referencës jashtë vendit për të vërtetuar praninë e mutacioneve të virusit në Shqipëri.