Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kanë uruar kryeministrin Rama për fitoren e zgjedhjeve.

Ata ia shprehën urimet nëpërmjet disa bisedave telefonike të zhvilluara pak minuta më parë.

Urime për fitoren, kryeministri Rama mori edhe nga ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio dhe lideri i opozitës italiane, Matteo Salvini.