Ambasadorja amerikanë Yuri Kim është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën.

Kjo është bërë e ditur nga vetë ambasadorja amerikane, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Falenderoj kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën për angazhimin e shkëlqyer në disa çështje kyçe që lidhen me marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, duke përfshirë format e fuqizimit të institucioneve demokratike, luftën ndaj korrupsionit dhe investimeve amerikane në vend, nga veriu në jug.

Opozita e fortë është esenciale për demokracinë”, shkruan ambasadorja amerikane.