Gazetari Artan Hoxha bëri të ditur mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se Bardhok Pllanaj nuk ishte person shumë i rrezikshëm që mund ti dërgonte problemet e tij te pushka.

Teksa fliste për të shkuarën e tij, Hoxha tha se kjo e bënte të dallueshëm nga të tjerët si dh u vra në një mënyrë shumë makabre.

BISEDA:

Moderatori: Ishte i rrezikshëm?

Hoxha: Nuk i çonte problemet e veta tek pushka. Kjo ishte gjëja që e dallonte nga gjithë të tjerët dhe prandaj ka bërë shumë çudi dhe ka shkaktuar tronditje. Ka bërë çudi si është e mundur që u vra në një mënyrë kaq barbare.