Sot më 3 qershor, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë 2 paditë e presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar.

Kreu i shtetit kërkon në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Meta e vendos theksin te fakti që sipas tij fituesi i ndërtimit të godinës së  re është paracaktuar me ligji.

Kujtojmë se Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit, ngjarje që solli një sërë protestash dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e teatrit, në krah të të cilëve doli edhe opozita.

Debati për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar nisi në fund të viti 2017 dhe fillim të vitit 2018, por shembja e godinës u bë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj arriti marrëveshjen me disa nga artistët për ndërtimin e godinës së re.