Sipas informacionit më të fundit, të transmetuar nga MEGA, Greqia pritet të marrë rreth Krishtlindjeve 200,000 dozat e para të vaksinës.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, ministrat e qeverisë dhe udhëheqësit e partive pritet të jenë të parët që do të marrin vaksinën në një lëvizje simbolike, por edhe kundër lajmeve të rreme dhe teorive të konspiracionit.

Vaksina Pfizer COVID-19 aktualisht është gati dhe pritet të ndiqet nga ato të Moderna dhe AstraZeneca.

Greqia do të marrë mbi 25 milion doza të vaksinës COVID-19 përmes kontratave të nënshkruara nga Bashkimi Evropian me të treja këto kompani farmaceutike dhe dërgesat e para do të vijnë në fund të këtij, njoftoi Mitsotakis gjatë një telekonference për strategjinë e vaksinimit kundër koronavirusit.

“Ne do të bënim një gabim të madh nëse ky sukses i madh i shkencës me zbulimin e vaksinës, do të na çonte në vetëkënaqësi shtesë. Duhet bërë e kundërta” tha kryeministri. “Tani që e dimë që ka dritë në fund të tunelit, tani që jemi pothuajse të sigurt se, në gjysmën e parë të vitit 2021, ne do të kemi arritur një nivel të mjaftueshëm të vaksinimit për ta lënë këtë krizë prapa dhe kly informacion duhet të na bëjnë më të fortë dhe më të përqendruar për të ruajtur vigjilencën, ”theksoi Mitsotakis gjatë telekonferencës.

Sic raportojnë mediat e vendit fqinj, do të vaksinohen fillimisht 100,000 njerëz (me dy doza) që i përkasin stafit mjekësor të vendit fqinj.

Së shpejti, rreth 1 deri 1.5 muaj më vonë do të pasojë vaksinimi i grupeve më të rrezikuara si të moshuarit, të tjerë punonjës që janë në vijën e parë të betejës dhe të sëmurët kronikë.
Sipas Mistotaqis, qëllimi është që të vaksinohen deri në 50% të popullsisë së Greqisë deri në Pashkë.

Kryeministri Mistotaqis sqaruar se vaksina do të jetë falas për të gjithë qytetarët. Duke iu referuar planit të vaksinimit, ai theksoi se strukturat e veçanta do të ngrihen në të gjithë vendin për të qenë në gjendje të zbatojnë këtë vaksinim masiv”.

Planet e vaksinimit janë në proces, në mënyrë që të bëhet në përputhje me të gjitha specifikimet shëndetësore që do të vendosen nga ekspertët. Deri ma tani, mësohet se qytetarët do të lënë takime me SMS, në mënyrë që të zvogëlojnë mbipopullimin dhe radhët.

Njoftimi për vaksinat shkaktoi një valë optimizmi, nga njoftimi i Moderna se vaksina që ajo zhvillon ka një efektshmëri deri në 95%. Lajmi i mirë ndjek lajmet e javës së kaluar në lidhje me vaksinën Pfizer, e cila nga ana tjetër ishte 90% e suksesshme.

Teknologjia e vaksinave Moderna bazohet në injektimin e kodit gjenetik të koronavirusit në trupin e njeriut. Kështu fillon një proces i prodhimit të proteinave të virusit nga trupi, por jo i vetë virusit. Prania e proteinave në sistemin tonë do ta “stërviste” atë për të njohur dhe luftuar virusin, në rast të infektimit prej tij.

Krahasuar me vaksinën Pfizer, vaksina e Modernas duket se është më e lehtë për tu ruajtur, pasi ajo mbahet në -20 gradë Celsius deri në 6 muaj, dhe të ruhet në një frigorifer konvencional deri në një muaj.

Vaksina Pfizer, nga ana tjetër, duhet të ruhet në -75 gradë Celsius për një kohë të gjatë dhe mund të ruhet në një frigorifer të thjeshtë deri në 5 ditë.
Më në fund, për sa i përket sigurisë së vaksinës së re Moderna, efektet e vetme anësore që duket se u ka shkaktuar deri më tani atyre që janë injektuar ishin lodhja, dhimbje koke dhe dhimbje të lehta fizike.

Sidoqoftë, sipas Dr. Peter Openshaë i Imperial College London, këto janë simptomat që duhet të presësh nga çdo vaksinë që e “bën punën e saj”.