Cristiano Ronaldo tashmë është shumë pranë thyerjes së një tjetër rekord dhe pikërisht atë të shënimit të më shumë golave me kombëtaren.

Ylli i Portugalisë me dygolëshin në ndeshjen ndaj Francës ka barazuar rekordin e 109 golave me kombëtare që mbahej nga iraniani Ali Daei.

Ndonëse në moshë 36 vjeçare, CR7 po tregon një formë mjaft të mirë dhe kalimin në fazën e 1/8 të Euro 2020 i jep mundësinë që të thyejë këtë rekord.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i sulmuesit të famshëm iranian, i cili përmes një mesazhi në rrjetet sociale e uroi portugezin për këtë arritje.