Policia e Shkodrës ka arrestuar një 30-vjeçare, pasi ka kërcënuar, rrahur dhe i ka shpërndarë video në rrjetet sociale një 22-vjeçareje.

Mësohet se është arrestuar e reja Margarite Gjoni.

Sipas policisë, arrestimi i saj u bë pasi më 18 gusht ka kanosur, rrahur dhe me pas i ka shpërndarë videon në rrjetin socal instagram shtetases B. RR.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetases Margarite Gjoni për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kopjuterike”.