Forza Italia bën me dije se pas një kontrolli mjekësor rutinë, ish kryeministri italian Silvio Berlusconi ka rezultuar i prekur me koronavirusi.

Ish kryeministri është karantinuar në rezidencën e tij në Arcore ku do të kalojë dhe 14 ditë në izolim.

Forca politike që ai përfaqëson deklaron se Silvio do të punojë nga shtëpia dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të kandidatëve të qendrës së djathtë në zgjedhjet rajonale dhe administrative.