Në pjesën e dytë të emisionit “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit.

I ftuar në studio, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe njëkohësisht kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, ka deklaruar se Shkodra ka nevojë për ndryshim, ndërsa shtoi se është një nga bashkitë më të persekutuara të viteve të fundit.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se bashkitë e djathta do të përballen me mungesë fondesh nga qeveria pas 14 majit.

Spahia tha se një deklaratë e tillë është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, ndërsa shtoi se institucionet të cilat merren me vëzhgimin e situatës të të drejtave të njeriut të veprojnë.

Në lidhje me kundërshtarin e tij në garë për qytetarin e parë të Shkodrës, Spahia tha se ka pasur disa herë mundësinë në sajë të posteve që ka mbajtur për të treguar vëmendje ndaj qytetit, gjë që nuk e ka bërë.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Bardh Spahia: Shkodra nuk mund të merret me deklarata apo dëshira, nëse merret do të merret me punë e tregim të vullnetit për të bërë diçka të mirë për qytetin.

Mazhoranca ka treguar komplet të kundërtën vitet e fundit. Shkodra është bashkia më e persekutuar në vitet e fundit.

Çdo ditë e më shumë shkodranët të fokusuar tek domosdoshmëria e ndryshimit të një realiteti të zymtë