Policia ka arritur të arrestojë një 27-vjeçar të shpallur në kërkim për një vrasje të ndodhur shtatorin e vitit të kaluar, në Durrës.

Sipas njoftimi të policisë, në pranga ra shtetasi me iniciale Anxhelo Boçi, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se është i përfshirë në ngjarjen e ndodhur më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti të çastit me mjete të forta dhe më pas me armë zjarri mbetën të plagosur shtetasit E. Gj., 19 vjeç, H. T., 23 vjeç dhe shtetasi A. B. (Gj)., 39 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.