Komisioni i Venecias rekomandon shtyrjen e afateve të organeve të vettingut deri në vitin 2024.

Mandatet e komisioneve të vettingut përfundojnë në qershor të 2022, ndërsa ishte kreu i grupit paralmentar të PS, Taulant Balla ai që propozoi të kërkohej opinioni i Komisionit të Venecias.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka kërkoi opinionin e Komisionit. Megjithatë për zgjatjen e mandatit të anëtarëve të vettingut për drejtësinë, do të duhen edhe votat e Partisë Demokratike. Për zgjatjen e mandateve duhet të bëhen ndryshime kushtetuese.