Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Rexhina Merlika.

Vendimi për gjyqtaren Merlika u krye nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Roland Ilian dhe anëtare Pamela Qirkon.

Rexhina Merlika e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 si prokurore dhe është emëruar kryetare e Gjykatës së Krujës në vitin 1993.

Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.