Komisioni i Pavarur i Kualifikimet ka shkarkuar nga detyra Emror Kasaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Prokurori Emror Kasaj u përball me vetingun me 17 mars për vlerësimin e ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.

Nga analiza financiare për periudhën 2010-2016 Kasaj rezultoi me balancë negative në vlerën e 31 milionë lekëve.

Gjatë seancave dëgjimore Kasaj këmbënguli se kishte burime të ligjshme për pasurinë, mohoi problemet e figurës dhe profesionalizmit dhe pretendoi se ishte treguar naiv sa i përket disa transaksioneve në blerjen e një trualli.

Komisioni, që sipas relatimit i kishte kaluar prokurorit barrë prove për deklarim të rremë dhe mungesë burimesh financiare, analizoi se përfshirja e prokurorit në këto transaksione kishin sjellë “cënim të besimit të publikut te drejtësia”.

513 vendime ka dhënë shkalla e parë e vetingut për gjyqtarë dhe prokurorë në 4 vite.

199 prokurorë dhe gjyqtarë janë konfirmuar në detyrë, ndërsa 191 janë shkarkuar nga detyra.