Për Ditën e Rinisë, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar homazhe në shtatoren e Azem Hajdarit tek Qytet Studenti. Kreu i shtetit pati një prononcim për mediat ku u pyet edhe për situatën në Partinë Demokratike.

Edhe pse tha se nuk ndodhet aty për t’u marrë me çështje të tilla, duke ngritur dy gishtat lart, Meta dha mesazhin e tij duke thënë: “Liri, demokraci, jo më vonë po tani!”

Pyetja: Meqë sot jemi 31 vite nga Lëvizja e Dhjetorit si e shihni ju si President ndarjen e PD në dy kampe që ka qenë edhe gurthemeli i demokracisë dhe pluralizmit?

Ilir Meta: Nuk jam këtu për t’u marrë me çështje të tilla. E rëndësishme është liria, demokracia, pluralizmi politik të kthehen në shina të qëndrueshme së bashku dhe me të ardhmen europiane dhe bota e lirë, gjithëpërfshirja mbeten vendimtare në këtë proces. Dhe në fund fare: Liri, demokraci jo më vonë po tani!