Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmi u publikuar në media, dhe ende nuk është pakonfirmuar nga kryebashkiaku.

Përveç kryebashkiakut Golemi, në Gjirokastër ka rezultuar pozitiv me koronavirus edhe shefi i komisariatit të policisë vendore dhe një doganier.

Në Gjirokaster numri i përgjithshëm i të infektuarve është 128 persona. Gjatë 24 orëve të fundit në vend u raportuan 284 raste të reja,dhe 7 viktima. Numri i përgjithshëm është 19,729, dhe 487 viktima.