Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka denoncuar publikisht rastin e parë të futur në “rrjetën” e strukturës anti-Korrupsion. Në një deklaratë nga ministria që ai drejton Manja tha se bëhet fjalë për dy inspektorë të AKU-së në Fier të cilët i kanë vënë gjobë padrejtësisht një qytetari duke përdorur “maskën e shtetit”. Manja u shpreh se denoncimi është bërë nga vetë qytetari që ka rënë pre e abuzimit në datat 14 dhe 15 shtator të këtij viti, për të cilat ka edhe pamje filmike.

“Procesin e transparencës me publikun për anti-korrupsion. Do jetë një proces transparent që do të zgjasë deri në fund të mandatit të tretë me tolerancë zero ndaj kujtdo që do na dalë përpara. Rasti i sotëm lidhet me një qytetar që nuk ka pranuar të japë ryshfet. Për ata që dalin dhe thonë “nesër hajde andej vlla, kalo sille atë plaçkën”. Na takon ta provojmë që qytetarët nuk duhet të kenë frikë të denoncojmë. Mos heshtni. Fjalët e thëna dhe ankesat e bëra janë legjitime nga pikëpamja humane pasi ke paguar ryshfetin por nuk janë të denja. Nëse zgjatet zinxhiri i heshtjes,, zgjatet edhe litar.

Qytetari është vendosur në presion nga disa inspektorë të AKU në Fier. Ata e kanë gjobitur me vulën e shtetit. Ne menjëherë jemi vënë në lëvizje. Gjobëvënësit me maskën e shtetit që nuk përfaqësojnë shtetin do përballen me drejtësinë dhe nuk do ta kenë të lehtë. Do vendosim në kallëzim edhe drejtuesit e tyre si person në dijeni. Drejtuesit jo gjithmonë janë pjesë e gjobave por ata duhet ta dinë veprimtarinë e inspektorëve në terren. Mua nuk më rezulton në rastin konkret që të ketë praktikë të vendosjes së gjobave që u vjen njerëzve. Këto shushunja që fryhen me vulën e shteti dhe djersën e gjakun e qytetarëve.  SPAK të vazhdojë me pjesë e hetimit. Nga sot qytetarët kanë një zë të tyren dhe që kontrollojnë shërbimet që ata kërkojnë.”, tha Manja.