Nga Bledi MANE

Mbrëmë, oh sa e deshëm Shqipërinë. Pas çdo goli rritej dashuria për vendin, për flamurin, për pyjet, malet. Mbrëmë plasi dashuria dhe krenaria për Shqipërinë sa nuk kishte vend ku ta magazinoje gjithë atë dashuri.
Sot në mëngjes filluam t’i fshimë qurret te shtylla në rrugë, hodhëm plehërat nga dritarja, përplasëm me makinë atë plakun e gjorë te vijat e bardha, e premë pyllin, e grabitëm edhe atë copë toke buzë detit, plagosëm komshiun për gardhin, e vdiqëm një vogëlush në spital nga pakujdesia, i vodhëm lekët për tenderin e rrugës dhe sërish ulëritëm “nuk bëhet ky vend, duhet ikur natën nga Shqipëria!”…
Të lutem mos ik se kemi edhe dy ndeshje me Moldavinë dhe Ishujt Faroe…