Nga Anthony Hopkins
_____

“Lërini të shkojnë njerëzit që nuk janë gati t’ju duan. Mos e zgjatni bisedën me njerëz që nuk duan të ndryshojnë. Shmangiuni njerëzve që nuk kanë asnjë interes ndaj pranisë tuaj.
Nëse filloni të luftoni për një jetë të gëzuar, interes dhe përkushtim, jo të gjithë do të jenë gati t’ju mbështesin.
Nëse nuk ju pranojnë, ju kthejnë shpinën, ju braktisin apo ju fyejnë, për kohën dhe kujdesin që ju u kushtoni, mos vazhdoni ua ofroni më kohën, energjinë dhe jetën tuaj.
E vërteta është se ju nuk jeni për të gjithë dhe jo të gjithë janë për ju.
Kjo është ajo që e bën kaq të veçantë rastin, kur gjen njerëz, me të cilët miqësia ose dashuria ju shpërblehet.
Ka miliarda njerëz në këtë planet dhe, sigurisht, do të gjeni plot prej tyre në nivelin e interesit dhe angazhimit tuaj.
Ndoshta, nëse ndaloni së shfaquri, ata nuk do t’ju kërkojnë.
Gjëja më e vlefshme që keni në jetën tuaj është koha dhe energjia juaj, pasi të dyja janë të kufizuara.
Njerëzit dhe gjërat që ju jepni kohën dhe energjinë tuaj do t’i përcaktojë qenia juaj.
Kur ta kuptoni këtë, do ta mësoni pse jeni kaq të shqetësuar që kaloni kohën me njerëz, aktivitete apo hapësira që nuk ju përshtaten dhe që duhet të jeni larg tyre.
Do të filloni të kuptoni se gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për veten dhe për të gjithë ata që ju rrethojnë është të mbroni energjinë tuaj më fort se çdo gjë tjetër.
….Ju nuk jeni përgjegjës për t’i bindur ata të përmirësohen.
Nuk është detyra juaj të ekzistoni për njerëzit dhe t’u jepni atyre jetën tuaj!…”
_____

(Përktheu: Bajram Karabolli)