Gjatë prezantimit me foto të kandidatëve për deputetë, Edi Rama kishte vendosur sot presidentin Ilir Meta duke pirë ujë në krah të një portreti të Etilda Gjonajt. Ndërsa tregonte fotot, Rama i ftonte ndjekësit e tij të shikonin dhe të bënin diferencën për të votuar në 25 Prill.

Presidenti Ilir Meta iu përgjigj nga Fieri akuzave dhe ironive të kryeministrit Rama. Duke marrë shkas nga fotoja e zgjedhur ku ai ishte duke pirë ujë, Meta tha se ndryshe nga Rama, ai nuk pi kokainë.

“Edhe sikur të isha duke pirë raki, nuk do isha i shqetësuar. Se unë kokainën nuk e pi dhe do jem një luftëtar i pashembullt kundër çdo politikani që përdor substanca narkotike dhe që jo vetëm kaq, por del garant para mafias ndërkombëtare për të pastruar paratë e drogës në Shqipëri”, u shpreh presidenti, ndërkohë që shtoi se përveç se e konsumon, Rama i ka hapur rrugë pastrimit të parave të drogës.