Motori i gjetur rreth 300 metra larg banesës së Edmond Haxhisë në fshatin Kakarriq të Lezhës dyshohet se nuk u përket autorëve të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

Mjeti u gjet në lumin Drin më 27 prill dhe po ekzaminohet nga policia, për të kuptuar nëse është i njëjti me atë që u përdor vrasësit e 50-vjeçarit.

Hetuesit po e krahasojnë karakteristikat e motorit të gjetur me atë të blerë në Tiranë. Skuteri, sipas informacioneve fillestare të policisë, ishte hedhur në lumin Drin, nga autori i dyshuar i krimit, portugezi Ruben Saraiva.

Edmond Haxhia dyshohet të ketë pasur rolin e organizatorit, porositësit dhe financuesit të atentatit ndaj biznesmenit, krim i ndodhur mesditën e 19 prillit në lokalin e tij në Shëngjin.