– Si e ka emrin ai kryeministër që ka shkuar për dy ditë në kryeqytetin e Greqisë për të hapur atje një ekspozitë me pikturat e poçet e tij?
– Si e ka emrin kryeministri i vendit më të varfër në Evropë?
– Si quhet ai kryeministër që, në vend që të kujdeset për punët e shtetit dhe të ndihmojë në zgjidhjen e sfidave emergjente që përballet shoqëria që ai drejton, gjen kohë për të shoqëruar jashtë shtetit një ekspozitë të baltovinave e pikturave të tij?
– Si e ka emrin ai kryeministër që ia lejon të drejtën vetes të harxhojë kohën me hobet e tekat e tij për poçe e qypa balte të ngjyrosur?
– Si e ka emrin ai kryeministër që këto ekspozita jashtë shtetit nuk i bën për të promovuar kulturën e vendin të tij në nivel ndërkombëtar, por për një imazh thjesht e vetëm personal?
– Po kryeqyteti i Greqisë, ku jetojnë si emigrantë 1/4 e popullit të shtetit të këtij kryeministri që shkon me ekspozita pikture atje, si quhet?
– Me pak fjalë: Si e ka emrin ai kryeministër që neglizhon detyrat e tij shtetërore në favor të egoizmit e pasioneve të tij personale?