Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim mbërrin në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se ambasadorja, e cila është në rolin e vëzhgueses ka mbërritur në një Qendër Votimi për të ndjekur nga afër procesin.

Ajo tha për mediat se askush nuk duhet të blejë apo të shesë votën. Ndër të tjera Kim theksoi se është përgjegjësi e autoriteteve që të zbatojnë ligjet.

“Jam një nga vëzhguesit e shumtë ndërkombëtarë. Deri më tani nduket mirë, por jam një person dhe do të duhet të presim të gjithë vëzhguesit. duhet të dërgojmë raportimet nga raporti i ODHIR. Kam qenë në Nivicë, Selenicë dhe do të vizitojmë vende të tjera. Nuk duhet të ushtrohet presion. Është më rendësi që çdo votues të ushtrojë të drejtën e votës. Asnjë nuk duhet të shesë votën dhe ta blejë. Është përgjegjësi e autoriteteve që t’i zbatojë ligjet në mënyrë të barabartë.”, tha ajo.

Ajo ka komunikuar me komisionerët dhe më pas është larguar.