Presidenti Ilir Meta përdori fjalët e Abraham Lincoln për t’u bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe përballen me atë që e quan “regjim të cakut të fundit të demokracisë”.

“Ky regjimi i tanishëm po refuzohet nga qytetarët si caku i fundit i demokracisë me braktisje masive të Atdheut, zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi, por vetëm zgjimi, bashkimi, reagimi, përballja dhe ndryshimi”, thotë Meta.

Pas Lincolnit, Meta citon fjalët e shkrimtarit Elie Wiesel, fitues i çmimit Nobel për Paqe dhe i mbijetuar i Holokaustit për t’u bërë thirrje qytetarëve që të mbrojnë demokracinë.

“Në fjalimin e marrjes së Nobelit për Paqe, i mbijetuari i Holokaustit, shkrimtari i jashtëzakonshëm Elie Wiesel i la njerëzimit një mësim të vyer: “Jam betuar që kurrë nuk do të hesht ndaj vuajtjeve dhe poshtërimeve që përjeton një qenie njerëzore. Ne gjithmonë duhet të marrim anë. Neutraliteti ndihmon shtypësin, kurrë viktimën. Heshtja inkurajon torturuesin, asnjëherë të torturuarin. E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, është indiferenca”.

Koha për të mbrojtur demokracinë është tani”, apelon Meta.