Nga mbijetesa në një familje abuzive, te tentativa për vetëvrasje dhe shndërrimi në një yll botëror të muzikës, Tina Turner, artistja që u shua si “Simply The Best”

Në intervistën e saj të fundit vetëm gjashtë javë para vdekjes së saj, Tina Turner tha se donte të mbahej mend si “Mbretëresha e Rock and Roll-it”.

Këngëtarja ikonike vdiq në shtëpinë e saj në Küsnach afër Cyrihut të Zvicrës, të mërkurën në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë dhe të paspecifikuar.

Përfaqësuesit e saj për media konfirmuan vdekjen e saj, duke thënë: “Me të bota humbet një legjendë muzikore dhe një grua model”.

Më 9 prill, në ato që besohet se janë komentet e saj të fundit publike, ajo i tha gazetës britanike “The Guardian” në intervistën e saj të fundit se si shpresonte që bota ta kujtonte atë – dhe se si ajo nuk kishte frikë nga vdekja.

“Si do të dëshironit të kujtoheshit?”, ishte pyetja e drejtuar nga The Guardian ndaj artistes.

“Si Mbretëresha e ‘Rock and Roll’-it. Si një grua që u tregoi grave të tjera se është në rregull të përpiqen për sukses sipas kushteve të tyre”, u përgjigj këngëtarja ikonike në intervistën e saj të fundit.

E pyetur se çfarë e ‘frikëson’ me plakjen e saj, ajo u përgjigj: “Asgjë. Kjo është aventura e plotë e jetës dhe unë e përqafoj dhe e pranoj çdo ditë me atë që sjell”.

E mprehtë si kurrë më parë, Turner bëri shaka nëse do të donte më shumë seks, para apo famë – duke thënë: ‘Në moshën time, a ka një alternativë tjetër?” dhe tregoi se si ajo po shijonte ‘anonimitetin në pension’.

Turner ka lënë pas dy nga katër djemtë e saj – dy prej të cilëve e paraprinë atë në vdekje – dhe bashkëshortin e saj 67-vjeçar, Erwin Bach. Dyshja u martuan në vitin 2013 pas afro 30 vitesh lidhje.

Ndër të parët që bëri homazhet ndaj saj ishte Mick Jagger, me të cilin ndau kiminë elektrizuese në skenë.

“Jam shumë i pikëlluar për ndarjen nga jeta të shoqes sime të mrekullueshme Tina Turner. Ajo ishte vërtet një interpretuese dhe këngëtare jashtëzakonisht e talentuar”.

“Ajo ishte frymëzuese, e ngrohtë, qesharake dhe bujare. Ajo më ndihmoi shumë kur isha i ri dhe nuk do ta harroj kurrë”, ka shkruar Jagger.

Dizajneri Giorgio Armani, me të cilin ishin miq të mirë, tha: “E dëgjova vdekjen e Tina Turnerit me trishtim dhe mosbesim: me energjinë e saj të pabesueshme ajo dukej e përjetshme. Muzika e saj sigurisht që është. Do të më mungojë një mike e madhe, të cilën edhe kam pasur kënaqësinë ta vesh shumë herë. Në jetë, ajo ishte sikur të ishte në skenë – energji e pastër. Jam thellësisht i pikëlluar”.

E lindur me emrin origjinal Anna-Mae Bullock në vitin 1939 në Brownsville, Tennessee, nga prindërit Zelma dhe Floyd Bullock, Turner kapërceu një fëmijëri të trazuar dhe martesë abuzive për t’u bërë një sensacion muzikor dhe interpretues legjendar në muzikën e zhanrit ‘rock and roll’.

Në fillim të të 20-ave, ajo krijoi famë me “Ike and Tina Turner Revue”, një grup i formuar me ish-bashkëshortin e saj.

Pas mbulesës së tyre të suksesit dhe lumturisë martesore, ajo duroi abuzim brutal gjatë gjithë martesës. Ata u divorcuan në vitin 1978.

Turner, e vendosur për të pasur sukses vetë dhe me katër djem për të rritur, habiti fansat dhe mediat duke folur publikisht për abuzimin që kishte përjetuar nga ish-bashkëshorti.

“Doja t’i ndaloja njerëzit të mendonin se Ike dhe Tina ishin kaq pozitivë, se ne ishim një ekip kaq i mrekullueshëm”, shpjegoi Turner në një dokumentar me të njëjtin emër.

Nga fillimi i viteve 80, ajo ishte një fuqi muzikore më vete, duke qëndruar krah për krah me yjet e rock-ut më të nderuar në botë.

Shfaqjet elektrizuese me Mick Jagger dhe David Bowie i vunë flakën suksesit të saj dhe ajo u nderua shpejt me çmime dhe një yll në ‘Hollywood Walk of Fame’.

Gjatë gjithë karrierës së saj, Turner fitoi tetë çmime ‘Grammy’ nga 25 nominime dhe tri çmime ‘Grammy’ të përjetshme. Koncerti i saj i fundit në stadium ishte në Sheffield, Angli, në vitin 2009.