Komisioni i Përzgjedhjes së Kandidatëve është mbedhur dhe ka nisur faza e dytë e përzgjedhjes së kandidatëve për hetues në Byron Kombëtare të Hetimit, e konsideruar ndryshe, FBI-ja shqiptare.

Tre anëtarët e komisionit, prokurorët Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe ish-drejtuesja e prokurorisë Elbasan, Enkelejda Millonai, kanë nisur fazën e dytë të kontrollit të të dhënave të kandidatëve.

Ata kanë në duar listën me 650 kandidatura, të cilët shprehën interesin të ishin pjesë e FBI-së shqiptare dhe plotësuan të dhënat në BKH.AL.

Të gjithë aplikantët që do të plotësojnë kriteret në fazën e aplikimit, do të kualifikohen për në fazën e testit të arsyetimit logjik. Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve po asiston dhe monitoron procesin, nga ku do të përzgjidhen 60 më të mirët.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë Aida Hajnaj, numri një i këtij institucioni.

Procesi i përzgjedhjes do të asistohet dhe monitorohet nga afër nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve që garanton transparencë dhe objektivitet maksimal në këtë process,”- ka deklaruar Hajnaj.