Një tërmet i fuqishëm ka goditur Japoninë verilindore të martën, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë . Sipas agjencisë, tërmeti me magnitudë 6,1 ballë të shkallës Rihter goditi provincën Aomori në Japoninë verilindore.
Tërmeti u regjistrua në brigjet lindore të Aomorit në një thellësi prej rreth 20 kilometrash.