Nga Kastriot KOTONI

Shqiptaria duhet ta vizitojë falas këtë qytet të pasurisë botërore. Qytetarëve të tij t’u lidhet pension i përjetshëm. Ne nipërit e mbesat që qëndrojmë qoftë edhe një orë, sikur një letër të gjejmë në rrugë ta marrim e ta hedhim në kosh. Do vij dita brenda 10 vjetëve që do bëhet me pagesë mbi 100 euro hyrja në këtë qytet. Perëndimorët do luten për të blerë shtëpi. “SHPREHJA BERATI RA” të jetë thjeshtë shprehje në një pjesë nga filmi “Skënderbeu”. Mblidhuni nga jeni e nga s’jeni beratas ta gëzojmë ne këtë pasuri  se nesër do të jetë vonë! Ekonomia e të menduarit të këtij qyteti është aq e dukshme sa ty në çdo rrugicë në lagjen “Mangalem”, të lind pyetja vetiu: Si kanë mundur që çdo orendi shtëpie ta kenë të qartë se si do ta ngrenë? Tavanin e shtëpisë, musandrat, hamamin, sofrën, dritaren, dhomën e freskët të zaireve t’i nënshtrohen një intuite popullore që ka kultivuar në breza, hepshin e stilit, vendosjes gjeometrike të objektit që ka koncepte racionale të hapësirës me fuksionin e dritës diellore?

Socializimi si koncept modern ka ndodhur 2450 përpara dhe humaniteti njerëzor i është dorëzuar një bujarie të natyrës si në asnjë vend tjetër. Lumi shushërin, por ai është abc-ja e qytetërimit dhe çdo arkitekt gjen atelienë e vetëdijes së artit popullor që mjeshtrat e punimit të gurit, mbase ishin në një konkurs mbetërish që t’i bëje hile si me konkurset e magjistraturës apo në shkollat tona, se ndryshe do të kish gdhirë qyteti i rrokullisur qysh ditën e parë, në mos vitin e parë dhe 10 vjetëshin e parë… Gurët do të ishin racion i përditshëm, për të gjithë banorët e sokakëve, që me zhurmën e punimit të tyre i ka me vesh aq të përpunuar për çështje të muzikalitetit. Shikojini veshjet e grave të këtij qyteti në eksoponate e muzeumeve! Do të thoshim pa frikë veshje sojllëku, që veshjet e mbretëreshave të Evropës i lënë në bisht. Qyteti duket ka jetuar në bollëk dhe tirrte intrigat e politikës së Evropës. Shumë emra të shquar e kanë gdhendur emrin e tyre në këtë qytet. Artizanati, kish një shkoll duar artësh, shikoni stolitë e grave shqiptare të jugut, ish i madh qyteti në kohët e hershme dhe duhej të përfaqësonte krishtërimin, bizantinimizmi, dhe muslimanizmin. Dekalogu i tij janë kultura, atdhedashuria, politika, artizanati me njerëz duarartë, mikpritja e jashtëzakonshme, harmonia fetare, modestia falë dimensonit kulturor dhe fetar aq e dëshiruar ndër shqiptarë, ata e dinë vlerën e vetes dhe madhështinë e qytetit, por dhe kanë patur fatin që janë ekspozuar me të gjithë botën e kanë qenë si të thuash dhoma e pritjes së Shqipërisë. Cili i huaj nuk e ka ndryshuar mendimin pasi ka parë mrekullitë e qytetit të Beratit? Të duash të huajt ndryshe nga sa thuhet për shqiptarët janë inferiorë ndaj të huajve, në Berat një i huaj njësohet me banorët e tij qysh në momentin e parë dhe ndihet si në shtëpinë e shqiptarit. Muzika dhe festimi në këtë qytet i cili di ti këndojë lumit, dmth qytetërimit si askund tjetër. Më shumë se bollëku që ka tavolina në Berat , kupton krahas humorit të mirë dhe me plot stof, por edhe një got verë që vjen nga plantacionet me rush që ka kultivuar kjo tokë e bekuar, në ka gjë më të rrallë në trevën e Beratit më thoni një prodhim bujqësor që prodhohet në mesdhe dhe nuk mbillet në tokën e shenjtë të Beratit. Beratin e kërkojnë t’i jenë mirënjohës hebrenjtë, amerikanët, e deri ukrainasit mban barku i këtij qyteti se ndryshe si arriti të jetë i mbrojtur nga UNESKO.