Marcel Proust e konsideronte atë si “romanin më të bukur në histori: sepse pothuajse të gjithë janë të aftë të shkruajnë letërsi për të keqen, por një në një miliard është në gjendje të tregojë se çfarë është mirësia dhe si jetojnë njerëzit që e praktikojnë atë“.

Një roman i hidhur, i dëshpëruar, nganjëherë i vështirë, plot qasje të shkurtra psikologjike, i cili vetëm nga fundi zbulon pikën e tij të vërtetë morale:
Bukuria nuk mund ta shpëtojë botën, por botës do t’i duhet të shpëtojë veten nga vetja dhe për ta bërë këtë do t’i duhet të mbështetet mbi ata pak “idiotë” që kanë mbetur për ta populluar.

Shumë pak, në fakt, për të qenë në gjendje të triumfojnë kundër forcave të së keqes…

_____

 

Nga Saimir KADIU