“DIKUSHI” Grigor Jovani në Athinë dhe “ASKUSHI” (në fakt SHARLATANI) Henri Çili në Tiranë

Poeti, shkrimtari dhe gazetari i njohur Grigor Jovani që jeton prej vitesh në Athinë, ishte pjesëmarrës në konkursin “Çmimi Kadare”…

Ai u paraqit në këtë edicion me vëllimin me tregime “Klinika” dhe, nga juria që kryesohej nga shkrimtari i mirënjohur Nasi Lera, u përzgjodh në pesë finalistët që do të vazhdonin garën për trofeun që do të shpallej më 25 shkurt të këtij viti…

 

 

Por, siç u mor vesh pas prononcimit në të përjavshmen letrare ExLibris të njërit prej pesë shkrimtarëve finalistë në këtë garë, Granit Zelës, ky skandal me emrin e Kadaresë ka për autor vetëm një emër: Henri Çili.

Duke lexuar këtë denoncim të kolegut të tij Granit Zela, edhe shkrimtari Grigor Jovani, i fyer nga sharlatani Henri Çili, është prononcuar dhe ka publikuar këtë status në rrjetin e tij social Facebook:

Sapo u ktheva nga Pushimet e Pashkëve në Atdhe, u gjenda përballë një surprize: gazeta prestigjioze letare e Tiranës “ExLibris” boton në numrin 282 të saj kryeartikullin e kolegut të nderuar të Letrave, shkrimtarit dhe eseistit të mirënjohur Granit Zela, me titullin e drejtpërdrejtë “Pse Hennri Çili po e bllokon shpalljen e fituesit të Çmimit “Kadare”, 2024?”
Ky zë i vetmuar në shkretëtirën e ndershmërisë letrare të Tiranës ra si shkrepëtimë aty ku nuk babëzin asgjë, për shkak se gjithçka është shpërçudnuar nga padrejtësia e mendësive dhe praktikave mafioze edhe në këtë fushë të jetës shoqërore. Natyrisht që unë e kam të pamundur të ndryshoj këtë gjëndje prej këndej ku jam. Por Lavdi Zotit ka edhe njerëz të ndershëm, dinjitozë dhe të aftë si Granit Zela atje në Atdhe, që ngrejnë zërin e vetëdijes së tyre në atë pus të thellë dhe të errët të heshtjes kriminale.
I ka shpjeguar shumë mirë zoti Zela të gjitha prapaskenat e errëta që lidhen me Çmimin e sivjetshëm “Kadare”, të cilat i di edhe unë, ngaqë e vërteta nuk mund të kamuflohet. Nuk kam ç’t’i shtoj më tepër. Neveria dhe indinjata që më ka pushtuar, si njërin prej pesë finalistëve të këtij Çmimi, nuk më lejon të them ato ç’ka di dhe çfarë ndjej. Më vonë, më i çliruar prej ndjenjave të mia, mund të shprehem edhe unë.
Arsyeja pse ndërhyra në këtë debat aspak të këndshëm është se jam tejet i indinjuar dhe i neveritur nga shprehja e zotit Henrik Çili për të përcaktuar prezencën time në Konkurs – gjithmonë sipas dëshmive të zotit Zela: “… ai (z. H. Çili, shpjegimi im G.J.) i kishte takuar të gjithë finalistët dhe i kisha mbetur pa takuar unë (Granit Zela – shënimi im, G.J.) dhe sipas fjalëve të tij, “dikush në Greqi”.
Desha “të informoja” zotin Çili se ky “dikush në Athinë” nuk është anonim, ka një emër: Grigor Jovani dhe një jetë gati gjysmë shekullore letrare dhe gazetareske. Mbase modeste, por që ka bërë ç’ishte e mundur për t’i shërbyer letërsisë dhe gazetarisë shqipe, në kushte shumë më të vështira pune dhe jete se ato që i ofroi fati këtij biznesmeni të dijeve dhe letrave! Që mori pjesë ky “dikushi” në Konkursin e zotit Çili, edhe në kushte shumë të disfavorshme shëndetësore në një luftë të pabarabartë për Jetën, e quan një nga gabimet më të mëdha të karierës së tij. Ngaqë kush ngatërrohet me krundet, e hanë pulat…”

GRIGOR JOVANI
(Athinë, 7.5.2024)

_____

 

Ps: Më poshtë redaksia e Vala News po publikon çfarë ka shkruar juria e ASKUSHIT Henri Çilit për “dikushin” Grigor Jovani: