Në mbledhjen e sotme, KAS po ashtu ka gjobitur dhe zyrtarë të lartë të disa ministrive me nga 2500 lekë gjobë për shkak se kanë përdorur faqet zyrtare të Facebook për fushatë elektorale.

Zyrtarët e dënuar:

Lediana Agalliu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit

Zerina Bruci, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës

Ismail Shehu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë

Joana Duro, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Risena Xhaja, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë

Gjobë 3000 lekë për Elvis Gjika, person përgjegjës për bashkinë Kamëz (shkelje të raportimit të veprimtarive).