Policia e Vlorës ka mundur të identifikojë 25-vjeçarin që u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm brenda makinës në fshatin Babicë.

Viktima është Xhuljan Bullari, i riu i ekzekutuar me armë. Mësohet se kanë qenë familjarët të cilët e identifikuan.

25-vjeçari ka plagë në kokë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Ai u gjet i vrarë brenda makinës tip Fiat në rrugën Babicë-Vlorë.

Autorët e ngjarjes nuk dihen. Të paqarta janë edhe rrethanat si dhe shkaqet. Grupi hetimor i policisë është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.