Presidenti Trump bëri me dije të shtunën se është duke konsideruar mundësinë për të falur ish kontraktorin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Edëard Snowden, dokumentet sekrete të të cilit tronditën komunitetin e inteligjencës në vitin 2013.

Përgjatë një interviste në “New York Post”, presidenti republikan shprehet se ka shumë njerëz që mendojnë se Snowden është trajtuar në mënyrë të padrejtë nga agjencitë ligjzbatuese.

Snowden momentalisht jeton në Rusi dhe që prej viti 2013 SHBA ka kërkuar ekstradimin e tij për t’u përballur me akuzat e spiunazhit.

Ish kontraktori i NSA arriti të merrte azil në Rusi pasi publikoi një sasi shumë të madhe dokumentesh sekrete tek agjencitë e lajmeve ku shfaqeshin operacionet e survejancës nga agjencia e sigurisë kombëtare.

Ky qëndrim i presidentit Trump ka shkaktuar shumë konfuzion, pasi menjëherë pas këtyre ngjarjeve në vitin 2013 ai shprehu armiqësinë ndaj Snowden, duke e cilësuar atë një “spiun që duhet ekzekutuar”.