Rama këmbëngul të zgjidhë krizën në Bjellorusi

Rama këmbëngul të zgjidhë krizën në Bjellorusi
Kryeministri Rama, në cilësinë e kreut të OSBE, ka ripërsëritur ftesën për dialog dhe ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi, ndaj presidentit Aleksandër Lukashenko.

Përmes një letre nënshkruar dhe nga Ann Linde, ministrja e Jashtme e Suedisë, vendi që do të ketë presidencën e radhës së OSBE-së, Rama shkruan:

“I nderuar zoti President, si kryesuesi i OSBE-së, po ndjekim nga afër situatën e krijuar në Bjellorusi. Do të donim t’ju rikujtonim ofertën tonë për të vizituar nga afër Bjellorusinë, që të dëgjojmë dhe të gjejmë një zgjidhje për sfidat që po kalon vendi. Jemi të gatshëm të zgjerojmë mbështetjen tonë.”

Pak ditë më parë, në 17 gusht, Rama propozoi një takim të përfaqësuesve të OSBE-së me qeverinë dhe opozitën në Bjellorusi, me qëllim qetësimin e tensioneve të krijuara pas organizimit të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.

Propozimi i Ramës është mbështetur dhe nga Këshilli Europian, BE-ja dhe SHBA-të, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të ofruar asistencë në realizimin e takimit.

Por deri më tani, nuk ka pasur asnjë reagim për këtë ftesë nga Bjellorusia.

Letra e Edi Ramës për krizën në Bjellorusi
Letra e Edi Ramës për krizën në Bjellorusi

 

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi