Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të nisë vaksinimin në janar.

Gjatë një konferencë të martën, Rama u shpreh se është ende në bisedime me kompanitë e vaksinës, por ai shtoi se në mes të janarit do të vaksinohen mjekët e infermierët.

“Jemi në përpjekje intensive për vaksinën. Situata e përgjithshme është shumë domethënëse sa i përket situatës edhe në Europë.Ndërkohë çfarë ka ndodhur në nivelin europian, gjithë partia e parë e dozave të disponueshme është ndarë mes vendeve të BE dhe ndërkohë ju është lënë vendeve të negociojnë me vende apo palë të tjera për të ndarë nga paketa e tyre.

Do e fillojmë vaksinimin brenda janarit. Ne në mes të janarit do fillojmë me mjekët dhe infermierët e do vazhdojmë me grupet vulnerabël.”

Në lidhje me rindërtimin Rama pohoi se 1 mijë familje do të hyjnë në shtëpi të reja në 31 dhjetor ndërsa në mars do të përfundojnë 2500 shtëpi të tjera.

Ai shtoi se në total do të jenë 4500 shtëpi të reja brenda e 6 mujorit të 2021.