Kryeministri i vendit Edi Rama, teksa ka marrë fjalën pas deputetit të PD-së Tritan Shehu, në Kuvend ditën e sotme tha se Open Balkan, nuk është tjetërsim apo transformim nga procesi i Berlinit, përkundrazi tha ai, me anë të kësaj nisme, po zbatohen piketat që kishin mbetur në letër nga Procesi i Berlinit.

Ndër të tjera Rama tha se në jetojmë në një vend që nuk e kemi zgjedhur vetë por duhet të bëjmë çmos që të stimulojmë eksportin, prodhimet në ndërkohë që këta stimuj kanë të bëjnë më një treg të fragmentarizuar dhe se për shumë kohë kanë qenë të mbyllura dhe nuk stimulonin asgjë.

Fjala e Ramës:

“Zoti Shehu ju falenderoj për këtë mundësi sepse besoj që për temat e interesit të përbashkët nuk është asnjëherë mjaft që të diskutojmë , dhe mbi të gjitha kemi detyrën të bëjmë më shumë për të dëgjuar njëri -tjetrin, por Ballkani hapur nuk është tjetërsimi procesit të Berlinit, është njuë mekanizëm për të jetësuar atë, dhe për të përshpejtuar integrimin, ku adresohet në mënyrë praktike domosdoshmëria që piketat e mbetura në letër të Berlinit të transformohen në realitet të bëra bashkë për vizionin e këtij procesi si dhe adresohen nevojat e qytetarëve , të prodhuesve, tregtuesve të këtij vendi.
A e dini ju Shehu, apo cilido qoftë, se sa janë kompanitë eksportuese shqiptar në Maq. Veriut dhe Serbi, 371 dhe 165 në Serbi, dhe duke qenë se thelbi i debatit është Serbia, po jap një të dhënë, nga 165 , 57 janë eksportues frutash dhe perimesh të cilët prej vitesh janë në aktivitet.

Ideja dhe vizioni i Berlinit janë të qarta, për sa i takon Open Balkan, dua t’ju them se Shqipëria jemi të parët që kemi nis me marrëveshjet kuadër për të jetësuar procesin e Berlinit, dhe kemi në kuadër të këtij procesi , 2 marrëveshje të nënshkruara më parë me Kosovën dhe Malin e Zi për One stop shops në kufijtë tanë, por edhe M.V jemi gati siç parashikohet në marrëveshjen dy palëshe.

Ne jetojmë në një gjeografi që nuk e kemi zgjedhur, dhe duhet te bëjmë çmos të stimulojmë eksportin, prodhimet në ndërkohë që këta stimuj kanë të bëjnë më një treg të fragmentarizuar, se për shumë kohë kanë qenë të mbyllura dhe nuk stimulonin asgjë.
Faktikisht , kamionët e eksport-import, shpenzojnë 28 mln orë në kufijtë e këtij rajoni, për shkak të atyre pengesave burokratike, çfarë është ky kuadër i përbashkët rregullator që mungon, që i kushton vende 1 përqind të prodhimit, ky është njësoj si ai i BE, i ndërtuar mbi 4 liritë e BE, pra është neutral.