Spitali COVID 3 po bëhet gati për t’u hapur për pacientët me koronavirus në rast të rritjes së rasteve dhe të shtrimeve.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se COVID 3 po bëhet gati në rast se ezaurohen kapacitetet e COVID 1.

“Rastet janë në rritje, incidenca është rritur. Vala e radhës së kësaj pandemie po përfshin të gjitha vendet dhe ne jemi bërë gati për ta përballuar këtë situatë. Pas ezaurimit të kapaciteteve në Covid1, do të hapet Covid3″, tha Manastirliu.