Prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhet për vizitë një delegacion i qeverisë shqiptare i kryesuar nga zv.kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku.

Fokusi i vizitës janë takime të nivelit të lartë politik në OKB dhe Washington për diskutimin e axhendës së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Një burim diplomatik i tha mediave se ishte parashikuar që pjesë e këtij delegacioni të ishte edhe Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë që Edi Rama e fuqizoi në mandatin e tretë duke i krijuar një agjenci që administron gjithë fondet ndërkombëtare dhe ndihmën e huaj për Shqipërinë (SASPAC)