Europa vijon të regjistrojë shifra të larta nga koronavirusi.

Sikurse njoftohet nga autoritetet shëndetësore gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe u fol për mbi 9800 raste të reja. Edhe pse shifra tregon rënie në krahasim me të dhënat e një jave më parë, mbetet sërish e lartë dhe shqetësuese.

Franca regjistroi mbi 22 mijë raste, shumë më shumë se të njëjtën ditë të një jave më parë.

Edhe në Itali përqindja e pozitivitetit mbetet ende shqetësuese. Niveli i pozitivitetit ka treguar rritje përgjatë ditëve të fundit duke arritur dje në 5.4%, por për momentin qeveria italiane ka refuzuar propozimin nga disa ekspertë për të kufizuar masat në të gjithë vendin, i shndërruar i tëri në nivelin e ashtuquajtur portokalli, që sheh mbylljen e restoranteve dhe bareve, dhe ndalimi i kalimit nga bashkia në bashki.