Shqipëria siguron 500 mijë dozat e para të vaksinës Pfizer.

Lajmin e kishte rezervuar për ditën e parë të vitit 2021 kryeministri Edi Rama, i cili në një komunikim të drejtpërdrejtë shpjegoi edhe se kur do të mbërrijnë dozat e para.

“Kemi siguruar 500 mijë dozat e para të vaksinës nga Pfizer. Shopingu im në Neë York ka mbaruar me sukses. Kemi dakordësuar me akt normativ për autorizimin e kontratës, sipas marrëveshjes së konfirmuar nga Pfizer. Sasia e dakordësuar do të paguhet menjëherë. 10 mijë e 750 dozat e para do të mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit. 30 mijë doza në shkurt dhe të tjerat me radhë, muaj pas muaji, në bazë të planit të vaksinimit. Kjo është nisja më e mirë e mundshme e këtij viti vendimtar të zmbrapsjes së armikut. Ky nuk është fundi i përpjekjes tonë për të garantuar që asnjë dozë e vaksinës të mos mungojë deri në fund. Do të vazhdojmë të përpiqemi, siç jemi përpjekur edhe deri mbrëmë vonë, që të mos ketë asnjë pakësim apo ngadalësim.”

Kreu i qeverisë shtoi se një pjesë e tyre do të shkojë edhe për mjekët e infermierët e Kosovës.