Ndërrimi i avokatëve bëri që Gjykata e Posaçme të shtynte këtë të premte seancën ndaj ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 2 vite burg për Llallën. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, atij i ulet 1/3 e dënimit çka do të thotë se SPAK kërkoi 1 vit e 4 muaj burg.

Prokuroria ka kërkuar edhe dënim plotësues, që për 5 vite Adriatik Llalla të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Ish-prokurori i Përgjithshëm akuzohet për veprën penale të “deklarimit të rremë të pasurisë.

Seanca e radhës do të mbahet më 19 Prill.