Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit, janë kryer 3025 testime, ndërsa 700 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Fatkeqësisht 6 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, ndërsa janë shëruar 1048 qytetarë.

Janë 11,540 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkohë, ekspertët e institutit të shëndetit publik deklarojnë se dy javët e fundit infektimet janë ulur.

“Përsëri incidenca mbetet e lartë, por dy javët e fundit kemi një ulje që vihet re, kjo tregon se vala e infeksionit ka filluar të bjerë”, thotë Silva Bino.

E pyetur nëse do të ketë lehtësim apo heqje të masave anti-COVID, Bino thotë se kjo do të varet nga niveli i vaksinimit të popullatës.

Për herë të parë shefja për sëmundjet infektive në ISHP shprehet optimiste për fundin e afërt të pandemisë. “Besoj se pandemia është drejt fundit, natyrisht qarkullimi i varianteve më pak të renda do të çoj në atë përfundim”.